Për shkak të fesë islame, Fero heq dorë përfundimisht nga muzika

Reperi i njohur kosovar, Fero, ka marr një vendim në lidhje me karrierën e tij.

Ai ka vendosur te heq dorë përfundimisht nga muzika. Sipas tij deri tek ky vendim ka ardhur pasi kohëve të fundit, ai ka studiuar të studioi fenë islame dhe të falet. (https://fleshbot.com/)

Postimi i plotë:

”Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni
hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.” thuhej në njoftimin e reperit.