Për shkak të borxhit sulmohet me thikë një person nga Shkupi


Më 28.06.2024, në ora 20:40, në SPB Shkup, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” ka raportuar se tek ata ishte sjellë S. Sh. (39) nga Shkupi me lëndime nga një mjet i mprehtë.

Policët e SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe kanë biseduar me të lënduarin, i cili tha se rreth orës 20:00 në zonën e Bit Pazarit, pas një debati për çështje borxhi, është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person që e njihte.