Për shkak të borxhit plagoset 35-vjeçari nga Çegrani i Gostivarit

Më 17.11.2024, në ora 13:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar A.S. (66) nga fshati Forinë, rajoni i Gostivarit. Ai dyshohet se më herët, në fshatin Forinë, pas një debati të shkurtër për një borxh të pasqaruar, ka shtënë me pistoletë drejt J.L. (35) nga fshati Çegran, rajoni i Gostivarit, i cili është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Nga A.S. është sekuestruar një pistoletë “Browning” kalibri 7.65 mm dhe një karikator me katër plumba. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.