Për shkak të borxhit për pak shpëton gjallë shkupjani, dy persona i vijnë në shtëpi dhe i gjuajnë me armë

Policia njoftoi se dje në SPB Shkup, D.J. (42) nga fshati Mirkovcë, rajoni i Shkupit, ka raportuar se para shtëpisë së tij në fshat ka ardhur M.E. së bashku me një person tjetër dhe, për shkak të mosmarrëveshjeve për borxhe, ka qëlluar një plumb ndaj tij me armë zjarri, por nuk e ka lënduar.

Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Shkup, dhe nga vendngjarja është marrë një gëzhojë për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.