Për shkak të borxhit me forcë i merr veturën, policia i ngre padi penale 24-vjeçarit nga Negotina e Gostivarit

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.T. (24) nga fshati Negotinë, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimeve për veprën penale “vetëgjyqësi”. Më 20.04.2024, në fshatin Debresh, Gostivar, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura në lidhje me borxhet, i dyshuari me forcë i ka marrë automjetin Z.I.-së.