Per shkak të borxhit kidnapohet 34-vjeçari nga Struga, kidnapuesit arrestohen në pikëpagesën e Gostivarit

Oficerët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (13-shtator) rreth orës 01:35, në autostradën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, kanë privuae nga liria personat B.N.(42) nga Veleshta e Strugës dhe D.D. 25-vjeç nga Republika e Shqipërisë. Ata më parë ishin raportuar nga 34-vjeçari A.A. nga Struga se një orë më parë në Shkup personi B.N. e kishte dërguar dhe futur me forcë atë në automjetin e tij “audi” dhe nga Shkupi ata u drejtuan për në Strugë. Sipas raportit B.N. e kishte sulmuar edhe fizikisht për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastruara të borxhit-besimit. Dy të privuarit nga liria janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet çështja do të pasohet me parashtrime përkatëse.