Për refrendumin fushatë edhe në Diasporë, Ademi: Kemi mbështetje për referendumin nga Diaspora

Qeveria e Maqedonisë  do të organizojë fushatë për çështjen e referendumit edhe në Diasporë. Numri “një” i caktuar për çështjen e diasporëës Edmond Ademi për TVM-2, paralajmëron fushatë gjithpërfshirëse dhe masive në vendet europiane, Itali, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Austri dhe Slloveni, si dhe në Australi, Kanada dhe në disa shtete në SHBA ku jetojnë një pjesë e madhe e bashkqytetarëve tanë. Ademi thotë se do të bëhet ç’mos për tia spjeguar  diasporëës, rëndësinë e referendumit të sukseshëm si dhe për së afërmi ti njoftojnë me  marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë e cila garanton të ardhmen europiane të këtij vendi.

“Ajo që është e sigurt është se në diasporë do të organizohet fushat për referendumin, do të organizojmë takime të shumta me qytetarët dhe atyre do tua prezantojë marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë, do të prezantojmë idenë,konceptin edhe rëndësinë e organizimit të referendumit të sukseshëm. Unë sinqerisht mendoj se ky referendum do të jetë i sukseshëm në fund të ditës, sepse i njëjti  pas 27 viteve gjgjgësisht 11 viteve të fundit stagnim të vendit do të mundësoj si vend dhe shoqeri të lëvizim para  drejtë antarësimit në BE dhe NATO” – u shpreh ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

Ligji aktual për referendum nuk parashikon votim të diasporëës në vendet ku ata jetojnë, por votim të detyrueshëm në vendlindje.

Ademi bind se diasporëa ka shprehur vullnet dhe dëshirë për të mbështetur referendumin në vjeshtë në Maqedoni, edhe pse ndoshta ata do të duhen kthyer në vendlindje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit.

“Unë jam i sigurt se një pjesë dërmuese e diasporëës do ta  mbështet  referendumin nga vetë fakti që shihen reagimet  dhe komenetet e tyre në diasporëë të cilat  janë  shumë pozitive. Kuptohet ka persona të cilat janë kundër referendumit  edhe ajo është e drejta e tyre legjitime, dhe ne asesi nuk  do të tentojmë tua inponojmë atyre të votojnë pro referendumit, me rendësi është që të dalin të gjithë të votojnë dhe të thonë fjalën e tyre të fundit  sipas bindjeve që i kanë”– thotë Ademi.

Ky i fundit thotë gjithashtu që u lihet kohë që  partitë politike të dakordohen për ti mundësuar Diasporës të votojë në vendin ku jeton dhe vepron.

“Ligji për referendum aktualisht nuk parashikon organizimin e votimit në ambasadat dhe përfaqësitë  diplomatike konzulare në diasporëë, mirpo kjo nuk do të thotë se në këtë periudhë të definimit dhe dakordimit të partive politike e njëjta nuk mund të ndryshojë në drejtim të lejimit të votimit në diasporë. Tani për tani ligji aktual është i tillë edhe pas përfundimit të gjithë procesit parapërgaditorë  mes partive për datën dhe formulimit të pyetjes besoj se do të kemi një situate shumë  qartë në drejtim të asaj se çfarë kahje do të  lëvizin punët prandaj  besoj se për disa ditë do të dihet qartë në lidhje me referendumin dhe diasporën” – shprehet Edmond Ademi.

Jo zyrtarisht supozohet se numri i diasporës së Maqedonisë  lëvizë prej 400 deri më 500 mijë qytetarë, thotë Ademi.

Refrendumi për çështjen e emrit i cili do të realizohet në vjeshtë, është  për ti dhënë mbështetje qeverisë për të ndryshuar emrin kushtetues të vendit, të nënshkruar në marrëveshjen mes qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë e që janë kyçe për rrugën euroatlantike të vendit.

Njëherit deri në fund të kësaj vere, pritet të përpilohet edhe strategjja kombëtare për bashkëpunim me diasporëën 2018-2023 e cila  mes tjerësh përfshin edhe rregullimi i drejtës për votim të diasporëës, përshpejtimi i dokumentacionit, krijimi një sistemi më të shpejtë dhe më funskional që të mos priten dokumente me muaj.