Për qenin që i ka ngordhur, Roza Lati qan me dënesë në Big Brother

Banorja e Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, tashmë ka shprehur dashurinë e saj të madhe për kafshët.

Moderatorja shqiptare është e lidhur posaçërisht me qentë dhe mban gjithnjë në shtëpi.

E njëjta ka folur disa herë për qenin që i ka ngordhur, Sashën, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Në një video të re, prezantuesja shihet duke qarë pa pushim për të, pasi iu lëshua një këngë në Big Brother.

Ajo tha se kjo i kujton Sashën pasi dilnin me të shumë shpesh dhe vinte kufjet e dëgjonte këtë projekt.

Banorët më pas iu afruan dhe munduan që ta qetësonin, duke i qëndruar afër.

Kjo nuk është hera e parë që Roza qan dhe shpreh dhimbjen që ka për të, duke e bërë me dije rëndësinë dhe lidhjen emocionale.