Për pushtet, harrohet rreziku nga pandemia! Zgjedhjet lokale e bënë këtë

epa08479028 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 11 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rritje të numrit te viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus në tre muajt e fundit, në veçanti nga fillimi i muajit tetor deri në javën e parë të muajit nëntor.

Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë, shumica e të infektuarve nga 6 gushti deri më 4 nëntor ishin të pavaksinuar. Nga afro 49,000 raste pozitive gjatë kësaj periudhe, 72 për qind nuk ishin të vaksinuar. Të dhënat e ministrisë gjithashtu tregojnë se shkalla e vde*kshmërisë te të pavaksinuarit është shumë më e lartë. Gjatë kësaj periudhe kanë v*dekur 1.688 persona prej të cilëve 1.376 apo 82 për qind ishin të pavaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka regjistruar 7.178 vik*tima me COVID-19.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Mehmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se rritje të rasteve ka në veçanti në muajin e fundit dhe kjo sipas tij ka të bëjë edhe me fushatën e partive politike për zgjedhjet lokale.

Institucionet shumë herë kishin paralajmëruar masa të reja, por ato nuk janë miratuar ende.
(REL)