Për pak i mori jetën mamasë kur e solli në jetë, Georgina i bën dhuratën super luksoze vajzës së Morata

Georgina Rodriguez nuk kurseu asnjë shpenzim për dhuratën që i bleu vajzës së porsa lindur të Alvaro Morata dhe Alice Campello. Në fakt, e dashura e Cristiano Ronaldos, bashkëlojtar i sulmuesit spanjoll si te Real Madridi, ashtu edhe te Juventusi, i ka dhuruar një karrocë bebesh Dior, me vlerë 2400 euro.

Më tej, Gegorgina ka dhuruar edhe një set “Toile de jouy”, po nga Dior, i cili kushtoi 350 euro. Tani familja “Morata-Campello” mund të shijojë Bella-n e tyre, ky është emri i vajzës së ardhur në jetë para disa ditëve.

Lindja e saj nuk ishte më e thjeshta, siç tregohet nga vetë Campello. “Në fakt, lindja kishte shkuar shumë mirë dhe ishte më e bukura, me prerje cezariane. Por kur mora fëmijën në krahë, fillova të ndihesha keq”, – ka rrëfyer bashkëshortja e Moratës.

Më pas, Alice Campello vazhdoi: “Kisha gjakderdhje të madhe, kalova një situatë të tmerrshme. Mjekët nuk mundën ta ndalonin hemoragjinë dhe kalova 12 orë në sallën e operacionit, ku më intubuan dhe më bënë 17 transfuzione gjaku”