Për një vrasje të kryer në 20 nëntor, pas kryerjes së obduksionit arrestohet 27 vjeçari nga Kriva Pallanka

Pjesëtarët e Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm, në bashkëpunim me SPB Kumanovë – SPB Kriva Pallankë, dje kanë privuar S.D. (27) nga Kriva Pallanka. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj M.D., 76 vjeç, nga Kriva Pallanka, njoftoi sot pasdite MPB.

Më 21 nëntor, pas obduksionit të trupit të M.D., i cili më 20 nëntor u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, Instituti për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji në Shkup konstatoi se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete komplekse operativo-taktike për zbardhjen e rastit.

– Njëkohësisht janë kryer kontrolle në banesë dhe në ambiente të tjera, janë zhvilluar biseda me disa persona, janë siguruar provat materiale, si dhe i dyshuari është gjetur dhe ndaluar në komisariat, ku në intervistë zyrtare ku është i dyshuari ka rrëfyer plotësisht krimin e rëndë të kryer, thuhet në njoftim.

Për rastin pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal, i cili i është dorëzuar Prokurorisë Publike Kumanovë dhe S.D. është sjellë në Gjykatën Themelore të Kumanovës.