Në mars, paga mesatare në vend ishte 28.217 denarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Sipas ESHS, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në mars 2021, krahasuar me marsin 2020, u rrit me 6.8 për qind.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (17.9 përqind), aktivitete të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror (12.3 përqind) dhe Informacion dhe komunikim (12.1 përqind).
Një rritje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua në sektorët: Miniera dhe gurore (14.9 përqind), Shëndetësi dhe veprimtari të kujdesit shoqëror (5.3 përqind) dhe Ndërtim (4.0 përqind).
Qeveria gjithashtu vlerësoi këto të dhëna, duke thënë se paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës po rritet vazhdimisht.
Nga atje shtojnë se praktikisht në mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, paga mesatare neto u rrit për 1.795 denarë.