Për një vit, në pikat e pagesës në Maqedoni janë mbledhur 53,2 milionë euro


Pikat pagesore në vendin tonë vitin e kaluar kanë realizuar profit prej 53.242.070 eurove. Nga N.P. “Rrugët Shtetërore” për MIA bëjnë të ditur se të ardhurat janë rritur për 6,6 milionë euro, krahasuar me vitin 2021, ku fitimi ishte 46,4 milionë euro.

Në pikat e reja të pagesës që u përuruan me 18 korrik të viti të kaluar, Preod dhe Kadrifakovo, rruga Milladinovci-Shën Nikollë-Shtip, janë mbledhur 85.599.333 denarë, respektivisht 72.861.770 denarë.

Më profitabile është pika e pagesës në Rramanli, ku sipas të dhënave janë mbledhur 400.174.788,00 denarë. Nga pika në Milladinovci janë mbledhur 266.361.767 denarë, nga ajo në Gllumovë 258.299.622 denarë. Gradsko- 248.125.247 denarë, Zhelinë- 244.476.653 denarë, Gjevgjeli-236.866.875 denarë, Petrovec-205.967.358 denarë, Tetovë-201.158.821 denarë, Sopot- 195.984.192 denarë, Otovicë-188.054.352 denarë, Demir Kapi- 172.813.622 denarë dhe Gostivar 164.536.337 denarë.