Për një vit në Maqedoni janë mbyllur 15 shkolla

Gjithsej 14 shkolla të rregullta fillore janë mbyllur brenda një viti, pra nga 976 në vitin 2021/2022, ky numër është ulur në 962 në vitin 2022/2023, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) të publikuara dje.

Në të njëjtën kohë u mbyll edhe një shkollë fillore speciale dhe tani numri i tyre është 35.

Numri i paraleleve në një vit ka rënë nga 11.057 në 10.997, ndërsa numri i nxënësve nga 184.910 në 182.245. Ndërkaq, numri i mësuesve në arsimin fillor është rritur me 283 mësues, pra nga 19.326 në 19.609.

Në arsimin e mesëm, në një vit, numri i nxënësve u zvogëlua për 2700, kurse numri i klasave për 49.