Për një vit, 2.7 për qind më pak nxënës

Shkup, 27 mars – Statistikat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë numri i nxënëseve po bie dukshëm nga vit në vit. Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2019/2020 ishte 68.273 nxënës, apo 2.5 për qind më pak krahasuar me një vit më parë, konkretisht me vitin paraprak 2018/2019 kur kishte 70.025 nxënës.

Nëse shikojmë të dhënat për shkollat e mesme të rregullta, sipas gjuhës në të cilën është zhvilluar procesi mësimor, në gjuhën maqedonase mësimi ka pasur në 108 shkolla me gjithsej 46.729 nxënës, ndërsa në gjuhën shqipe – mësimi është zhvilluar në 40 shkolla të mesme të rregullta me 19.046 nxënës. Në ndërkohë, në gjuhën turke është mësuar në 12 shkolla me 1180 nxënës dhe në gjuhën angleze – mësimi është zhvilluar në tetë shkolla me 1317 nxënës. Në rënien e numrit të nxënëseve ka ndikuar pa dyshim migrimi i popullatës drejt vendeve europiane, si dhe rënia e numrit të lindjeve gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2019, numri i të vdekurve ishte për 601 më shumë se sa numri i lindjeve (vdekje 20.446 dhe 19.845 lindje). Maqedonia e Veriut, tash e disa vite ka nisur të ecë drejt kufirit të “recesionit demografik”, veçanërisht gjatë viti 2019 Maqedonia e Veriut ka shënuar trend negativ sa i përket numrit të lindjeve në raport me numrin e të vd*ekurve. Uljen e natalitetit të popullsisë në vendin tonë sociologët e komentojnë mbi ndryshimin e perceptimit e ndërtimit të familjes nga ana e qytetareve.