Në vetëm një javë ka 1.247 riinfeksione të reja, që është një rritje prej 31.8% krahasuar me javën e kaluar. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 3380 riinfektime, që përbën 1,4% të numrit total të të infektuarve, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.
“Në periudhën prej 10 deri më 16 janar të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 11.123 raste të reja pozitive me Covid-19, që është një rritje prej 33.9% krahasuar me javën e kaluar.
Janë testuar gjithsej 45.401 materiale, 14.7% më pak se shtatë ditët e mëparshme, ndërsa përqindja e pozitivëve varion nga 21.4% deri në 30.2%, mesatarisht 24.4%”, thuhet në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik.
Sipas raporteve spitalore, aktualisht janë të shtruar në spital 439 persona (25.1% më shumë në
krahasuar me javën e kaluar), nga të cilat 251 janë me mbështetje oksigjeni dhe 26 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv.