Një familje prej katër anëtarësh në muajin korrik i janë dashur 34,128 denarë për t’i mbuluar nevojat e tyre mujore bazë, tregojnë të dhënave e shportës sindikale që e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.
Në krahasim me të dhënat zyrtare statistikore të publikuara për pagën mujore të paguar në maj, shpenzimet e një familje katër anëtarëshe janë më të larta për 5,407 denarë.
Më shumë para ose 14,417 denarë në korrik ishin të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa 10,826 denarë për të mbuluar shpenzimet e përgjithshme. Për transport minimum ishin të nevojshme 2,528 denarë, ndërsa 2,381 denarë për higjienë. Pjesa tjetër është për këpucë, veshje, kujdes shëndetësor dhe aktivitete kulturore.