“Për mua s’ka pas reagime nga VV’ja… jemi gjallë edhe i shohim gërrnaçat në të ardhmen”, Syla pas reagimit të Kurtit për Duriqin


Pasi lideri i VV’së, Albin Kurti ka reaguar për rrahjen e gazetarit Visar Duriqi, Valon Syla thotë se për su*lmin ndaj tij nuk ka pasur reagime nga VV’ja.
Ai thotë se Kosova ka rënë në atë nivel sa të gëzohen kur dikush sillet normal.

“Ka përparime. Albin Kurti reagoj për Visar Duriqin. Për mua ska pasë reagime nga Vetëvendosje edhe pse prej OSBE e krejt partitë politike shqiptare atëherë patën reaguar. Kemi ra në nivel, kur dikush sillet normal me u gëzu. Me u ndi të knaqur. Por jemi gjallë edhe i shohim gërrnaçat në të ardhmen”, ka shkruar Syla në Facebook.

Madje ai thotë se nxitja e dhu*nës është rritur me linçimet e VV’së në rrjetet sociale.
“Jeta është e gjatë për papaka. Nxitja e dh*unës është rritur me lincimet e VV në rrjete sociale”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se dje pas mesnate është su*lmuar gazetari Visar Duriqi, i cili nga go*ditjet ka humbur katër dhëmbë dhe ka thy*er hundën. Për këtë kanë reaguar politikë e organizata të shumta.
Ndërsa, lideri i VV’së, Albin Kurti reagoi vetëm para pak minutash, ku i uroi Duriqit shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin në punë.