Për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 585 shkelje


Gjatë 24 orëve të fundit policia ka regjistruar 585 shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë. Në territorin e vendit ndaj 186 personave janë shqiptuar vendime për izolim, ndërsa 52 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Siç ka njoftuar MPB, gjatë kontrolleve nuk janë evidentuar persona të cilët nuk kanë respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit.