Për më shumë se 330 mijë euro janë shitur në ankand tre banesa të Mijalkov në Vodno dhe një garazh, nuk dihet se kush është pronari i ri

Në ankand janë shitur tri banesa në Vodno dhe një garazh të ish-drejtorit të shërbimit sekret Sasho Mijalkov, të cilin e ka mbajtur Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

Drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, ka sqaruar se bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme, e cila me aktvendim të formës së prerë të gjykatës i është marrë Sasho Mijalkovit. Më saktësisht, në ankandin e sotëm janë shitur tre banesa në Vodno, një prej të cilave 78 metra katrorë, dy nga 73 dhe një garazh 30 metra katrorë.

“Ka pasur një tender për pasurinë e paluajtshme dhe përfundoi me sukses”. Në përputhje me vlerat e arritura, mjetet që janë marrë nga qytetarët do të derdhen në buxhetin e shtetit dhe do të rikuperohen në vlerë totale prej 332,276 euro”, tha Nebiu.

Një tjetër ankand publik do të mbahet javën e ardhshme për të njëjtin lëndë, njoftoi ai.

Në pyetjen e një gazetari se kush është pronari i ri i pronës së Mijalkovit, si dhe nëse të tria banesat janë blerë nga një person, drejtori Nebiu nuk ka dhënë një përgjigje konkrete. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të inkurajohen dhe të aplikojnë për çdo tender publik sepse procedura është transparente.