Për më pak se 100 orë në botë me Kovid-19 janë inf*ektuar 1 milion persona

Për herë të parë, numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në botë u rrit për një milion për më pak se 100 orë, njoftuan mediat perëndimore në bazë të të dhënave zyrtare.

Numri i përgjithshëm i të infke8tuarve të konfirmuar në botë tejkaloi 14 milionë (14.194.140). Rasti i parë ishte paraqitur në Kinë në fillim të janarit dhe nevojiteshin tre muaj të tejkalohet pragu prej një milion. Rritje të numrit të të infk*etuarve nga 13 në 14 milionë zgjati vetëm katër ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbrëmë publikoi rritje rekorde të infek*sioneve të reja me ko*ronavi*rus për një ditë prej mbi 237 mijë. Për periudhë 24-orëshe, 237.743 raste janë konfirmuar në nivel global. Rekordi paraprak – 230.370 infeks*ione të reja daton nga 12 korriku. Rritje më të madhe në 24 orët e kaluara është regjistruar në SHBA, Brazil dhe Republika e Afrikës së Jugut.