Për librat digjitalë, do të ketë referendum!

Do të ketë referendum për propozimin për Ligjin e ri për tekstet shkollore. Komisioni për Sistem Politik dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës e pranuan propozimin e Iniciativës Qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” që të organizohen referendum në të cilin qytetarët do të deklarohen rreth propozim-ligjit për tekste shkollore në arsim të mesëm dhe fillor.

Kjo është iniciativa e dytë për referendum në Kuvend, të cilën e dorëzoi një grup prindërish që janë kundër digjitalizimit të tërësishëm të librave deri në klasën e katërt. Herën e parë të dy komisionet e hodhën poshtë propozimin me arsyetim se iniciativa nuk ka qenë në pajtueshmëri me Ligjin për Referendum.
Tani, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet ta pranojë propozimin, pas çka do të fillojë grumbullimi i 10.000 nënshkrimeve të nevojshme për shpallje të referendumit në nivel të të gjithë shtetit.