Piktorit Omer Kaleshi sot do t’i ndahet çmimi shtetëror maqedon ”Nëna Tereza” për vitin 2018.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë çmim e ndan për arritjet e shquara në interes të shtetit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Ky çmim ndahet që nga viti 2006 më 26 gusht- në ditëlindjen e Shën Nënës Terezës.
Nga data 26 gusht e deri më 5 shtator do të mbahet manifestimit tradicional ”Ditët e Shën Nënë Terezës” në organizimin e shoqatës qytetare ”Shkupjanja Nëna Terezë”