Për herë të parë votim biometrik në RMV! Si funksionojnë aparatet për fingerprint?

Në të gjitha vendvotimet për herë të parë bëhet edhe identifikim i dyfishtë i votuesve me aparatet për shenjat e gishtave. Nga KSHZ-ja thonë se këto pajisje është e pamundur të manipulohen dhe se tentimet do të paraqiten në organet e rendit. Në të gjithë komisionet komunale ka ekspertë teknik për mënjanimin e pengesave eventuale teknike.