Për herë të parë publiku do të zgjedhë përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Ndryshe nga vitet e kaluara, Festivali i 61-të vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Çmimi për tri vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative, si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2023”, që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.
Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH:

Artisti Kënga

2 Farm Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi Melodi
Albina Kelmendi Duje
Anduel Kovaçi Malli
Arsi Bako Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila Evita
Enxhi Nasufi Burrë
Erma Mici Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi Ma kthe
Fabian Basha Një gotë
Fifi Stop
Franc Koruni Në pritje
Genti Hoxha Ajër
Gjergj Kaçinari Dje
Luna Causholli Jetën ta fal
LYNX Nëse ke besim
Manjola Nallbani Dua
Permit of Stay Fobia
Petrit Çarkaxhiu Emri yt mirësi
Rezearta Smaja N’Eden
Rovena Dilo Motit
Sara Kapo Para teje
Serxhio Hajdini Vështirë
Urban Band Në çdo hap
Vanesa Sono Aroma jonë