Për herë të parë një shqiptar thërret ezanin në Xhaminë e kaltërt (VIDEO)

Në njërën nga xhamitë më unike në botë, atë të Sulltan Ahmedit në Staboll, e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt, për herë të parë është thirrur ezani nga një shqiptar, shkruan zëri.info.

Bëhet fjalë për imamin Xhelal Kaloshi të Xhamisë “Ingolstadt” në Munih, i cili u nderua së fundi me një detyrë të tillë.

Xhamia e kaltërt është ndërtua nga viti 1609 deri në vitin 1616 gjatë sundimit së Ahmedit të I, sulltani e Perandorisë Osmane.

Në videon e bashkangjitur mund të dëgjoni imamin Kaloshi teksa thërret ezanin në këtë xhami.