Për herë të parë në tapetin e kuq, e bija e Julia Roberts shfaqet e veshur thjeshtë dhe elegante

Vajza 16-vjeçare e Julia Roberts, Hazel Moder ka bërë daljen e parë publike në tapetin e kuq ku dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me thjeshtësinë e saj.
Shumë rrallë fëmijët e aktores dhe Danny Moder janë në qendër të vëmendjes, ndaj dhe ky rast u bë shumë viral. Bashkëshorti prej gati 20 vjetësh i Julia Roberts dhe vajza e tyre Hazel Moder ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e thrillerit të Sean Penn, “Flag Day”, në të cilën Danny mori pjesë si kineast.

Ajo që u vu re ishte veshja e saj në këtë pasarelë, një fustan me dantellë nga Mary Janes dhe me flokë të kapura bish të thjeshtë.
Julia dhe Danny i uruan mirëseardhjen Hazel dhe vëllait binjak Phinnaeus në nëntor të 2004. Aktorja lindi djalin e tyre të vogël Henry tre vjet më vonë.

Kujtojmë se Julia Roberts ka shpenzuar më herët 8.3 milion dollarë për të blerë një rezidencë të vjetër në lagjen Presidio Heights të San Françiskos.
“Manison Global” shkruan se shtëpia është e projektuar në 1907 nga Sylvain Schnaittacher dhe ka afërsisht 6,245 metra katror hapësirë banimi.
Ajo përfshin pesë dhoma gjumi dhe katër tualete, një çati të pjesshme me pllaka, një kopsht me pamje nga veriu, një garazh me dy makina dhe një dhomë vere me 1,000 shishe.