Për herë të parë në shkollën “Arseni Jovkov”, emërohet drejtor shqiptar

Për herë të parë në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” do të emërohet drejtor shqipëtar, njoftohet nga burime brenda shkollës. Emërimi i Nazmi Ramanit për drejtor të shkollës vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur në mes të “Grupit të Zjarrit” dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Nazmi Rahmani më herët ka pasur pozitën e ndihmësdrejtorit në këtë shkollë. Një muaj më parë Besire Mjaki u emërua si kryetare e këshillit ekzekutiv të shkollës. Zuhejr Rexhepi dhe Said Said janë në mesin e ushtruesve të detyrës së re drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në Shkup të shpallur më herët nga Qyteti i Shkupit, të emëruar nga Arsovska pas tërheqjes së drejtorëve nga VMRO-DPMNE.