Më 25 dhjetor 2022, në departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike të spitalit Sant’Orsola në Bolonja të Italisë u krye një operacion i rrallë. Një fëmije 6 vjeç iu vendos një zemër artificiale. Tashmë, pas 120 ditësh ai është larguar nga spitali pas operacionit të kryer për herë të parë në Itali. Pajisja e gjeneratës së fundit quhet “Driving Unit Excor”.
Shkuam në lokal për të ngrënë mëngjes, unë, ai dhe babai i tij. Momente familjare që për shumicën janë banale, por që për ne janë të jashtëzakonshme. Gjëja e parë që tha kur doli nga reparti ishte ‘Uau’! Është e mrekullueshme ta shohësh atë të pavarur. Më në fund ai është 6 vjeç” – u shpreh nëna e tij.
Zemrat e reja artificiale, të përdorura nga spitali Sant’Orsola, janë shumë më të lehta. Modelet e vjetra ishin 90 kilogramë ndërsa kjo aktuale vetëm 9 kg. Në këtë mënyrë, falë një karroce të thjeshtë, fëmijët janë autonomë dhe të pavarur. Pajisja është më fleksibël dhe e pajisur me bateri me një autonomi prej 7 orësh plus edhe me një rezervë. Të mëparshmet kërkonin një prizë gjithmonë në dispozicion.
Këto janë mjete shpëtimi që zëvendësojnë plotësisht zemrën, të përbëra nga një pompë mekanike që simulon funksionet e zemrës. Në njësinë e kardiokirurgjisë pediatrike Sant’Orsola, drejtuar nga Gaetano Gargiulo, aktualisht janë 5 fëmijë me patologji komplekse që kërkojnë përdorimin e një zemre artificiale dhe tani po marrin pajisjet e reja. Investimi është rreth 90 mijë euro në vit për çdo pacient.