Për herë të parë në histori shiten më shumë automobila elektrik se dizell

Në dhjetor të vitit 2021 pjesëmarrja e shitjes së automobilave 100% elektrik në Evropë (pra, pa i përfshirë këtu hibridet plug-in) arriti në 21 përqind, që nënkupton tejkalimin e pjesëmarrjes së shitjes së veturave me motora dizell, gjë që po ndodhë për herë të parë në historinë e industrisë së automobilave, njofton Automotive News Europe.

Përderisa shitja e dizellashave ka rënë për 26%, krahasuar me vitin paraprak, është regjistruar një rritje e përnjëherëshme e automobilave të regjistruar elektrik, nga 9.1 përind, sa ishte niveli i vitit 2020.
Shitja e automobilave elektrik po rritet, para së gjithash, falë nxitjes nga ana e shumë shteteve evropiane, por edhe për shkak të përmirësimit të infastrukturës së mbushësve, sqaron tutje portali.