Drejtori i Hekurudhave RMV-Transport Zuli Demiri ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së detyrës për më pak se një muaj, ka mbajtur takime pune me menaxhmentin, punonjësit si dhe përfaqësuesit e sindikatave dhe ka bërë të pamundurën që të sigurojë pagesën e pagës së muajit shkurt, me çka është ndërpre greva e punëtorëve njashtu për shkak të festës së Bajramit pjesë e pagës së muajit mars e ka paguar sot, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet deri në fund të muajit.
Drejtori Gjeneral Zuli Demiri sot zhvilloi takime pune me zëvendëskryeministren Bytyqi, ministrin Boçvarski dhe zëvendësministrin e financave Nikoloski.
Demiri në takimin e parë të realizuar ka biseduar me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe zëvendësministrin e financave, Filip Nikoloski.
Takimin e dytë të punës e ka mbajtur me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski. Drejtori Gjeneral, para përfaqësuesve të qeverisë, prezantoi politikat e tij të ardhshme për avancimin dhe zhvillimin e HM Transport, si dhe sfidat aktuale me të cilat përballet shoqëria aksionare.
Demiri theksoi se në këtë periudhë pret mbështetje edhe nga Qeveria, sepse sipas tij, vetëm me bashkëpunim, gjithëpërfshirje dhe besim do të krijohet e ardhmja e HM Transport, e cila është kyçe për progresin ekonomik jo vetëm të kompanisë, por e të gjithë vendit.
Drejtori i përgjithshëm vuri në dukje se takime të tilla japin një pasqyrë të vërtetë të nevojave të drejtorisë dhe ku duhet të ndërmerren veprime në të mirë të punonjësve dhe kompanisë.