Për Dr. Adi Fandin, u gëzova dhe lëshova lotë për frontin e parë të luftës me jetën


Për Dr Adi Fandin, u gëzova dhe lëshova lotë për frontin e parë të luftës me jetën

Dr Fatmir Terziu

Para disa ditësh fola me mikun tim, Dr Adi Fandin, ashtu sikurse kam folur me qindra të tjerë, e më së shumti me mjekë e punonjës të shëndetësisë në MB, që janë në frontin e parë të luftës me Covid – 19, dhe u ndjeva ngushtë kur mësova tashmë doktori i Spitalit të Kingston, ishte vetë në rolin e pacientit i prekur nga virusi i keq. Dhe në një mënyrë unanime e mbajta sekret, pasi ai nuk donte të bëhej publike dhe të mos shqetësonte prindërit e miqtë e tjerë të shumtë të tij. Por sot që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, më mirë dhe më në arsyen e të shkruarit, ai postoi një status në Facebook ku shkruan: “I dashur Coronavirus i “Shit”…

Ju erdhët dhe vodhët në trupin tim, ndërsa bëja punën time mjekësore, duke filluar të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj. Ti më hoqe buzëqeshjen time dhe pastaj me ngadalë frymën, duke më detyruar të shtrihem në një shtrat spitalor me frikë dhe pasiguri, këtë herë si pacient. Isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Unë kurrë nuk kam pasur dhimbje, asnjëherë s’kam qenë në vijën e etheve, tani isha ngjizur në një maskë IV dhe oksigjen. Shërbimet sanitare vazhdonin dhe unë mund të kuptoja vetëm një fjali: shpresojmë që nesër të bëhet më mirë nëse jo …. tub.

JO tub, jo kjo nuk është për mua. Ndoshta, sepse e kam përdorur shumë në situata të vështira dhe për të shpëtuar jetë, por fyti im me egoizëm dukej ndryshe.

Ju Coronavirus i ndrojtur harruat një gjë.

Pas shpinës sime të dhimbshme kishte një mbështetje të madhe të miqve dhe mbi të gjitha Familjes.

Pa guximin dhe ndihmën e tyre nuk mendoj se do të kisha qenë jashtë.

Tani që fryma ime më e mirë vjen ngadalë, shoh që të ikni të humbur. Me siguri u përpoqët të më hiqnit nga kjo jetë, por unë akoma kam një kontratë jete dhe profesionalizmi, shumë angazhime dhe gëzime për të jetuar.

Shumë miq më shkruanin dhe nuk më linin vetëm për asnjë moment.

Ata ishin aty edhe në atë moment.

Shumë njerëz janë lutur në të gjithë fetë dhe kjo më bëri që të ndjehem si një njeri më i fortë.

Midis La Madonna, Buda, Allah, ose ndryshe lutjet e tyre kanë ndihmuar shpirtin tim.

I dashur Coronavirus i Shit

Ende nuk është lojë. Pas disa ditësh do të kthehem në llogore në ER tim, dhe ne do të bëjmë llogaritë përfundimtare. Dije se unë jam i pamëshirshëm dhe nuk fal as mashtrimet si ti.

Përqafim i madh për të gjithë miqtë e mi!

Ky status më bëri të ndjehem mirë dhe të lotoj në të njëjtin çast. Të gëzohem se Adi, doktori i frontit të parë është sërrish në rrugën e tij të parë, është mes jetës, familjes, profesionit dhe përkushtimit. Dhe me këtë status dhe lotët e dala natyrshëm mendoj për qindra e qindra të tjerë që sot janë në front të parë…, për të shpëtuar jetë njerëzish.