Për çdo lëvdatë: Hoxha, kryesia e xhamisë shqiptare në Leverkuzen dhe kryetari i komunës organizojnë vaksinimin në xhami

Xhamia Mesxhidi – Aksa në Leverkusen të Gjermanisë bëhet objekti i parë fetar ku bëhet vaksinimi i popullatës kundër virusit COVID-19.
Në këtë Xhami për herë të parë në Gjermani, me një organizim të shkëlqyer të Kryetarit dhe kryesisë të kësaj xhamie të drejtuar nga Bujamin Arifi, të ndihmuar nga Imam Abdulbesir Neziri nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, kryetari i komunës së Leverkusenit ,Uwe Richrath, në bashkëpunim me ministrin e shëndetsisë gjermane kanë organizuar vaksinimin e 300 qytetarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në Leverkusen.

Bëhet fjalë për popullatën shqiptare e cila ka ardhur para shumë vitesh nga Maqedonia e Veriut.
Qëllimi i këtij vaksinimi të organizuar është që edhe qytetaret që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës, të mundë të vaksinohen në mënyrën më të shpejt dhe sa më afër vendbanimit ku jetojnë.
Në këtë takim mes kryetarit të Leverkusenit dhe kryesisë së Xhamis, u dakorduan që bashkëpunimi mes komunës dhe institucionitt fetar musliman (xhamiaa) të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me qëllim që qytetarëve t’ju ndihmohet për të realizuar kërkesat e tyre të përditshme.

Ndërkohë, kryetari i këshillit të Xhamisë, Bujamin Arifi e ka njoftuar Kryetarin e komunës, Uëe Richrath se në qytetin e Leverkusenit, xhamia Mesxhidi Aksa është një objekt fetar musliman që më shumë se 30 vite është qendër që promovon tolerancë fetare dhe bashkëjetesë multietnike.
“Xhamia Mesxhidi aksa, paraqet një simbol ku ruhet bashkëjetesa multietnike, ndërsa ngriten lartë vlerat morale që n’a mëson Zoti në Kur’anin famelartë. Kur’ani ka një mesazh të fuqishëm se toleranca është çelsi për ti zgjidhur të gjitha problemet.

Andaj të gjithë qytetarët e kësaj bote duhet të angazhohen për tolerancë dhe mbarësi, të cilën ne si kryesi e bëjmë vazhdimisht në xhamin tonë”, ka deklaruar mes tjerash kryetarit i Këshillit të Xhamis, Bujamin Arifi.
Nga ana tjetër, Imami i Xhamis, Abdulbesir Neziri e ka njoftuar kryetarin e komunës, se gjatë këtyre muajve sa është ai në detyrë, ka ndihmuar që edhe më shumë të ngritet jeta fetare islame në Leverkusen, duke u mbështetur në themelet e librit të shenjtë – Kur’anit famëlartë.

“Kishim nder që kryetari i komunës n’a vizitoi dhe n’a ndihmoi shumë që vaksinimi i popullatës tonë të bëhet edhe në këtë xhami. Jemi falenderues të mëdhenjë për këtë vepër që bën komuna dhe ministria e shëndetsisë. Kjo vepër bën dhe ndihmon shumë që popullata e Leverkusenit, sidomos popullata shqiptare në prag të shtëpisë në mënyrën më të shpejt të bën vaksinimin kundër virusit COVID-19”, ka theksuar, imami Abdulbesir Neziri.

Ndërkohë, kryetari i Komunës Uwe Richrath, ka shprehur gadishmëri që vazhdimisht të mbështes projektet e dobishme që do të organizohen në xhamin Mesxhi Aksa në Leverkuzen.
Ai konsideron që në këtë objekt fetar, plotë vite vizitohet nga mijëra qytetar të cilët vijnë nga shtetet e Ballkanit, mirëpo janë qytetar lojal, punëtor, të cilët shumë shpejt integrohen në sistemin shtetëror të Gjermanisë, ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për punë, sukses dhe të drejta tjera të garantuara me ligj.