Për 8 orë, 120 sanksione për shpejtësi në rajonin e Tetovës

Më 02.01.2021 në periudhën prej 12.00 deri në 20.00 në rajonin e SPB Tetovë është kryer një aksion kontrollues lidhur me shpejtësinë në të cilën u zbuluan gjithsej 120 shkelje për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar. Nga këto, 89 shkelje janë konstatuar në rajonin e Tetovës, dhe 31 shkelje në zonën e Gostivarit.
Për më tepër, është realizuar edhe kontrolli i shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit, gjatë së cilës janë zbuluar pesë shkelje, të gjitha në rajonin e Tetovës. Në aktivitetet e djeshme të kontrollit, 33 lloje të tjera të shkeljeve janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht.

Përndryshe, që nga fillimi i zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në rajonin e Tetovës, për regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, sipas nenit 344 paragrafi 3 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, deri më tani janë konfiskuar gjithsej pesë automjete. Sipas ligjit, ata do të qëndrojnë të ndaluar për 90 ditë në Stacionin Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Tetovë.