Për 8 MARS/ 32-vjeçarja në Fier ther me th*ikë bashkëjetuesin e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier.

Mësohet se një grua 32-vjeçare ka therur me thikë bashkëjetuesin e saj mëngjesin e sotëm. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 32-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin me iniciale A.J, 33-vjeç.
Policia ka arrestuar 32-vjeçaren, ndërkohë 32-vjeçari i plagosur është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”