Për 6 orë, policia ka dënuar 913 shoferë në të gjithë Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 15:00 në kontrollimin e përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se lejuar, sanksionohen 913 shoferë.

Prej tyre 67 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuara, ndërsa 10 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Më pas, informoi MPB, 494 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 419 jashtë zonës së banuar.

“Kontrollimet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të komunikacion me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.