Për 4 muaj në Mannheim janë vrarë 4 gra: Popullsia ka frikë nga një vrasës serial

Për katër muaj, katër gra janë vrarë në qytetin gjerman Mannheim, brenda një rreze prej vetëm 20 kilometrash. Viktima e fundit u zbulua disa ditë më parë. Banorët janë në frikë dhe pyesin nëse ka një vrasës serial të grave, duke pasur parasysh që gratë e vrara nuk kanë pasur lidhje mes tyre.

Policia po kërkon dëshmitarë në rastin e një gruaje 36-vjeçare që u gjet e vdekur pranë Lampertheim në mes të shtatorit. Sipas policisë dhe prokurorisë, ata shpresojnë të marrin informacion nga dy burra që janë parë pranë vendit të krimit në ditën kur u gjet trupi. Inspektorët po kërkojnë gjithashtu informacione shtesë për një makinë të vogël që ishte afër vendit të krimit.

Siç raportuan më parë mediat, katër javë pasi një burrë i panjohur goditi me thikë një mësuese 36-vjeçare, e cila po bënte vrap pranë Mannheim-it, të hënën, më 14 tetor, u zbulua një trup tjetër. Këtë herë bëhet fjalë për një grua 51-vjeçare.

Disa javë më parë, u gjet trupi i pajetë i një gruaje 40-vjeçare nga Bensheim. Ajo më parë ishte raportuar e zhdukur pasi kishte çuar vajzën e saj në kopsht. Vetëm një ditë më vonë, hetuesit njoftuan se një adoleshente ishte gjetur në breg të lumit Rhine pranë Worms. Vendet ku janë gjetur trupat e të gjitha grave janë brenda një rreze prej vetëm 20 kilometrash.

Sipas informacioneve të deritanishme, të gjitha katër gratë janë vrarë. Megjithatë, për hetuesit lidhja mes vrasjeve duket e pamundur. Në rastin e adoleshentes së mbytur, prindërit e saj janë arrestuar. Ata janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Policia po heton dhe po zgjidh rastet penale