Për 3 ditë do të vendohen shenjat paralajmërusese në rrugën Industriale në Tetovë!


Komuna e Tetovës u kujtua më në fund që të vendose pengesa në rrugën Industriale në Tetovë, ku kanë ndodhur aksidente si dhe disa jetë të humbura!

Të dielen me 7 shkurt janë realizuar punë për të rritur sigurinë në rrugë dhe një nga ndryshimet e para kanë qenë policët e shtrirë, të cilët janë vendosur në dy krahët e rrugës afër shkollës fillore “Kiril dhe Metodij”.

Por, ajo që mungon në këtë rrugë janë shenjat paralajmëruese se ndodhet “polici i shtrirë”, ku nga komuna e Tetovës lajmërojnë se për brenda 3 ditëve do të instalohen edhe shenjat e komunikacionit./Pa Censure