Për 2 ditë ja sa pacientë shërohen me COVID-19, si paraqitet situata në Kosovë

6 persona, të prekur nga COVID-19, janë shëruar gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë. Ky fakt bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Ndërkohë, brenda këtij harku kohor u zbuluan 62 persona të infektuar.

IKSHPK thotë se bazuar në rekomandimet e OBSH-së, pacienti konsiderohet i shëruar nëse dy teste për koronavirus rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore mes njëri-tjetrit. Deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 162 raste të shëruara.