Për 12 orë janë parandaluar mbi 1.800 tentativa për hyrje ilegale në Greqi

Për 12 orë, sipas burimeve qeveritare greke, në rajonin e Evros janë parandaluar 1.871 tentativa për hyrje ilegale në Greqi, ndërsa janë arrestuar tetë persona, nga të cilët shtatë nga Afganistani dhe një nga Siria.

Nga e shtuna në mëngjes përfundimisht me pasditen, hyrje ilegale në Greqi nga Turqia janë penguar 36.649 raste, ndërsa janë arrestuar gjithsej 252 persona.

Sipas informacioneve të njëjta, pjesa më e madhe e të arrestuarve nga e shtuna në mëngjes deri më sot në orën gjashtë janë nga Afganistani (64 për qind), 19 për qind janë nga Pakistani, pesë për qind nga Turqia, katër për qind nga Siria, 2.6 për qind nga Somalia dhe pjesa tjetër 5.4 për qind nga Iraku, Irani, Maroku, Etiopia, Bangladeshi dhe Egjipti.