Për 110-vjeçaren nga Prizreni ky është Bajrami i parë që nuk e fali në xhami

Për herë të parë 110-vjeçarja nga Prizreni nuk e fali Bajramin në xhami

110-vjeçarja Xhemile Susuri, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë vit ishte hera e parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet.

Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë.

Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme.

Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma.