I kërkuar nga audienca parashkollore në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi dhe Amerikën Latine, “Peppa Pig” është një nga filmat vizatimorë më të njohur në botë. Ky është një shkak për vendimin e krijuesve të filmit për të prezantuar çiftin e parë të gjinisë së njëjtë dhe kjo ka shkaktuar reagime, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Gjatë një episodi të titulluar “Families”, i cili për herë të parë është transmetuar të martën në Chanel 5 në Britani, shtet ky në të cilin edhe është krijuar “Pepa Pig”, personazhi me të njëjtin emër u prezantua me shoqen e nënës së Penny Polar Bear.
Derisa po vizatonte portretin e familjes së saj, Penny në këtë episod sqaron: Jetoj me nënën time dhe me nënën time tjetër. Njëra nënë është doktoreshë dhe tjetra përgatit shpageta”. Filmi i krijuar nga animatorët britanikë, Mark Baker dhe Neville Astley, ka filluar të transmetohet që nga viti 2004. Kjo është hera e parë në historinë e tij 18-vjeçare që një çift i të njëjtit seks është paraqitur.
Vendimi i krijuesve për të sjellë këtë risi vjen dy vjet pasi u ndërmor një peticion në një faqe interneti me bazë në SHBA, përmes të cilit kërkohej “familje prindërore të të njëjtit seks në Peppa Pig”. Peticioni pati mbledhur pothuajse 24,000 nënshkrime.
“Fëmijët që shikojnë ‘Peppa Pig’ janë në një moshë mbresëlënëse. Përjashtimi i familjeve të të njëjtit seks do t’u mësojë atyre se vetëm familjet me një prind të vetëm ose dy prindër të sekseve të ndryshme janë normale”, kanë thënë krijuesit e peticionit.
Filma të tjerë të njohur vizatimorë që kanë prekur marrëdhëniet LGBT përfshijnë “Adventure Time” dhe “Steven Universe” – të dyja janë gjithashtu nga SHBA-ja dhe synojnë audiencën e moshës 10 vjeç e lart.