Pensionistët nga Batinca, kapen me 200 plumba në veturën “Golf”

Një çift bashkëshortësh pensionistë nga fshati Batincë i Shkupit kanë marrë dje kallëzime penale pasi paraprakisht janë kapur me 195 plumba me kalibër 9 milimetra në makinën e tyre, njoftoi policia.

“SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj H.M. (72), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese’ dhe ndaj M.M. (77), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘bashkëkryerje’ në lidhje me ‘prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese’.

Më 10.06.2024, në orën 17:20, në fshatin Batincë të Shkupit, zyrtarët policorë kontrolluan një makinë ‘Golf’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.M., ndërsa pasagjere ishte H.M., tek e cila u gjetën dhe u konfiskuan 195 plumba me kalibër 9 mm,” thuhet në njoftimin e policisë.