Pensionet prej nesër më të larta për 2.9 %, për rritje më të madhe – duhet të presin

Nesër (e mërkure) kur edhe do të fillojë pagesa e pensioneve të janarit, pensionistët mund të presin rritje të vogël, njofton Pa Censurë.
Rritja e rregullt e pensioneve që vec më është shpallur do të thotë se ata me pension minimal do të marrin plus 300 denarë, ndërsa ata me pension më të lartë plus 1600 denarë. Kryetari i partisë së pensionistëve Ilija Nikollovski thotë se Qeveria ka disponim për përmirësimin e standardit të pensionistëve, por sa do të jetë dhe kur do të jetë rritja e jashtzakonshme akoma nuk ka informacion. Para dy vitesh pensionet u rritën papritmas për 722 denarë./PA CENSURË/