Pensionet, fushë për grindje partiake mes LSDM-së dhe VMRO-së

Fillimi i negociatave mes Qeverisë dhe shoqatave të pensionistëve për rritjen e pensioneve është një temë e re për sherr politik mes pushtetit dhe opozitës, shkruan Alsat.
Nga foltorja partiake e LSDM-së, deputetja Lidija Tasevska u mburr se po krijojnë një sistem me të cilin pensionistët do të kenë siguri dhe besueshmëri, ndërsa rritja e pensioneve thotë se nuk do të varet më kurrë nga vullneti i dikujt politik, siç ka qenë, sipas tyre, në të kaluarën.

“Përmes dialogut të hapur do të arrihet një zgjidhje në interes të të gjitha palëve, që do të mundësojë rritjen e pensioneve, por edhe një paketë financiare shtesë që do të përfitojnë rreth 330 mijë pensionistë”, tha Lidija Tasevska -deputete e LSDM.

Për liderin e opozitës Hristijan Mickoski, negociatat mes pensionistëve dhe pushtetit janë vetëm një shfaqje e menaxhuar me shoqatat e sapoformuara të afërta me qeverinë. Mickoski edhe një herë e porositi Qeverinë, që ta pranojë propozimin e tyre për rritjen e pensioneve, ndërsa pagat të rriten gradualisht.

“Çfarë po bën qeveria? Aktron negociata me shoqatat e sapoformuara dhe simulon dialogun social dhe ekonomik, ndërsa në Kuvend hedh poshtë direkt propozimet për rritjen e pensioneve të pensionistëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE tashmë ka dërguar një propozim ligj në Kuvend me të cilin kërkon që pensionistët të rriten për 20 për qind. Qeveria e hodhi poshtë këtë propozim me arsyetimin se bëhet fjalë për një shumë paushall pa asnjë analizë paraprake./ Alsat.mk