Penesionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se në rrjedhë është pagesa etapore e pensioneve të majit. Penesionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga Kovid-19.
Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela pagesore do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit.

-Për pensione deri 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 26.05.2021 (e mërkurë);
-Për pensione 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 27.05.2021 (e enjte);
–Për pensione 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 28.05.2021 (e premte);
-Për pensione mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 31.05.2021 (e hënë).

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën vendoset pensioni, me paratë mund të disponojnë prej 26 majit (e mërkurë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’I përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

Procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim të përhapjes së virusit, duke pasur parasysh atë që pensionistët si grup moshë janë më të ndjeshëm.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa problem.

“U bëjmë thirrje pensionistëve t’I përmbahen orarit për pagesa, sepse pagesa etapore është bërë me qëllim që të pakësohen turmat para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik. Përkujtojmë për obligimin për mbajtje të mbrojtjes personale e cila I mbulon hundën dhe gojën si dhe mbajtje të distances gjatë pritjes në radhë dhe Brenda në banka”, qëndron në kumtesën e MPPS-së.