Pendarovski: “Vuçiqi bëri punë të madhe, na shiti 75 tonë drithëra” (VIDEO)

Sеrbia e ka pranuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut dhe do të lejojë që të importojë 75 mijë tonë grurë dhe misër. Presidenti, Stevo Pendarovski tha se ky është një hap i madh i Serbisë.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Para se të fillonim emisionin, pashë deklaratën e presidentit serb se Maqedonia e Veriut ka kërkuar 50 mijë ton grurë dhe 25 mijë ton misër dhe se do të na japin ato sasi. Cila është madhësia e kësaj lëvizje? Pesë ditë më parë, në ditën e parë apo të dytën të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, Serbia vendosi të ndalojë eksportin e të gjitha produkteve jetike strategjike”.

Pendarovski përkujtoi se para disa ditësh në Shkup ishte shefi i diplomacisë serbe Nikolla Selakoviç dhe e ka pyetur nëse Serbia mund t’i japë grurë Maqedonisë, ndërsa Selakoviq i ka thënë se për këtë duhet të bisedojë me presidentin Vuçiq.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Para dy viteve e gjysmë, Federata Ruse i’a kaloi Ukrainës për sa i përket prodhimit botërorë të grurit dhe serbët si një vend neutral i kanë lidhjet prej më parë me ata”

Mbrëmë presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media, duke folur për krizën politke dhe ekonomike në koflikitin ushtarak në Ukrainë, tha se Serbia do të lejojë që të importohen në Maqedoninë e Veriut 50 mijë tonë grurë dhe 25 mijë tonë misër me kërkesë të saj. Ai tha se janë të gatshëm që menjëherë t’iu përgigjen pozitivisht kësaj kërkese, pasi sipas tij Maqedonia furnizohet me misër nga ata dhe se do të kenë gjithmone për rajonin.