Pendarovski uroi Hashim Thaçin për përvjetorin e Pavarësisë

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi për Ditën e Pavarësisë që është më 17 shkurt.

“Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi.

Pendarovski sot arriti të zhvillon takim në Minchen të Gjermanisë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku shprehet i gatshëm të forcon bashkëpunimin dypalësh me Qeverinë e re të Kosovës, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Më 17 shkurt të vitit 2008-të, Kosova arriti të shpallë Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës./Pendarovski