Pendarovski: U plakëm duke pritur antarësim në BE, të rinjtë shkuan jashtë

Në dhjetor bëhen 17 vjet që Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Presidenti Stevo Pendarovski mendon se “nëse në qershor nuk bëjmë asgjë, duhet të interesohemi edhe më tutje për bisedimet dhe anëtarësim në BE, megjithatë një pjesë e kapaciteteve tona politike duhet t’i drejtojmë jo kah organizatat e tjera por drejt reformave të brendshme.

“Nuk mund ta bindësh opinion publik, deri kur kështu me BE-në, u plakëm tashmë! Fëmijët u shpërngulën! Unë mendoj se pas qershorit, nëse nuk ka datë për negociata, ngadalë duhet ta zhvendosim fokusin prej kësaj pune. Të themi në mënyrë formale, po, mbetemi, megjithatë tashmë nuk ngarkohemi me këtë”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk mund të bisedohet për kërkesa parciale nga të dyja palët dhe se marrëveshje me Bullgarinë mund të arrihet vetëm nëse ka zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i mbyllte të gjitha çështjet e hapura dhe që do të thotë heqje të pakushtëzuar të vetos për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në.