Pendarovski tregon se kur do të vendoset nëse do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, vlerëson se do të shpallen edhe 30 ditë të reja të gjendjes së jashtëzakonshme, kjo duke pasur parasysh gjendjen me koronavirusin deri më sot.

Megjithatë sipas tij vendimi do të shqyrtohet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kur edhe skadojnë 30 ditët nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.